Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prokuroria Speciale kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli

Prokuroria Speciale kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një mesazh të fortë lidhur me kërkesën e prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë për 45 vjet burg për katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Në reagimin e tij, Rama shpreh tronditjen dhe vështirësinë për të gjetur fjalët për të përshkruar padrejtësinë e prokurorisë, duke e konsideruar si një akt të paprecedent dhe të rëndë në zemër të Europës demokratike.

Reagimi i Ramës: "Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m*t që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!", shkruan Rama në rrjetin social X./K.C/dritare.net