
Përmbyllet festivali i filmit në Kanë, kush e rrëmbeu Palmën e Artë!
Dritare.net
Thriller francez ‘Anatomy of a Fall’ ka marrë çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë, i cili filloi të martën më 16 maj. Festivali i përvitshëm i filmit në Kanë është festivali më i rëndësishëm i filmit në botë për sa i përket qarkullimit, vëmendjes mediatike dhe statusit brenda dhe jashtë vendit.
Regjisorja Justine Triet fitoi Palmën e Artë për dramën e saj tensionuese në sallën e gjyqit, e cila tregon historinë e një shkrimtari të akuzuar për vrasjen e burrit të saj.Ajo bëhet regjisorja e tretë femër që fiton çmimin prestigjioz, i cili u dha për herë të parë në vitin 1955.Thrilleri i saj u luajt nga një kast aktorësh autentikë si aktorja gjermane Sandra Hüller, Arthur Harari, Milo Machado Graner dhe shumë të tjerë.Teksa ‘rrëmbeu’ çmimin e festivalit madhështor, Triet kritikoi qeverinë franceze për reagimin e saj ndaj protestave të fundit të pensioneve./M.T/dritare.net

















