Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut: Ja rezultatet deri tani!

Numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut: Ja rezultatet deri

Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar numërimi në 3472 nga 3474 vendvotime. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 99,94%, ku një fitore të fortë ka shënuar partia në pushtet VMRO – DPMNE, ku kryeson në 53 komuna, ndjekur nga koalicioni shqiptar VLEN me 9 komuna, LSDM 8, aleanca AKI e udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit ka 5.

VMRO-DPMNE ka fituar në 34 komuna, ndërsa në 19 të tjerat në të cilat ka kryesuar shkon në balotazh. Koalicioni shqiptar VLEN ka fituar në 5 komuna ndërsa në 4 shkon në balotazh. LSDM ka tre komuna të fituara ndërsa në 5 shkon në balotazh. Në 33 komuna, përfshirë Shkupin shkojnë në balotazh.

AKI që udhëhiqet nga partia e Ahmetit ka fituar 5 komunat: Vrapçishte, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë, Çashkë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve pritet të mbahet në 2 nëntor. Kryetar komune konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.

Sipas rregullave, nëse asnjë nga kandidatët nuk e përmbush këtë kusht, mbahet edhe rundi i dytë, ku qytetarët zgjedhin mes dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota.

Procesi zgjedhor u zhvillua një ditë më parë në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve u regjistruan 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje morën pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.