Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD heq dorë nga bojkoti, Boçi: Do të jemi pjesë e Komisioneve

PD heq dorë nga bojkoti, Boçi: Do të jemi pjesë e

Luçiano Boçi ka bërë të qartë se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të tërhiqet nga Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në procesin e reformave.

“Qëndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve në kryesinë e vogël, është që PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve. Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme. Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike, pati mendime për braktisje, por Komisioni më i rëndësishëm Komisioni i Mandateve.

Duhet të ketë një dalje dhe duhet të jetë konsensuale, përndryshe paska qenë proces i paravendosur”, tha Boçi, bashkëkryetar i Reformës Territoriale./K.C/dritare.net