
Orinda Huta zgjedh spitalin shtetëror: Do të lind në maternitetin Koço Gliozheni!
Dritare.net
Orinda Huta po numëron orët për ardhjen në jetë të vajzës së saj. Në ditët e fundit të shtatzënisë moderatorja bëri një intervistë me ndjekësit e saj në instagram, për këtë periudhë unike në jetën e saj.
Shumë kush ishte i interesuar për regjimin ushqimor që ka përdorur, çfarë ka konsumuar dhe çfarë jo.
Vlen të përmendet që peshkun dhe prodhimet e detit, shkruan Orinda nuk i ka konsumuar për 9 muaj rresht.
Gjatë kësaj periudhe ajo është ndjekur nga doktor Orion Gliozhenin, një nga mjekët më të njohur në vend, që është dhe djali i Koço Gliozhenit , që i dha emrin maternitetit të Tiranës.
Një ndër pyetjet që i është drejtuar Orindës, është nëse do të lindë në spitalet private apo shtetërore.
Përmes një foto ajo përgjigjet se do të lindë në maternitetin Koço Gliozheni. Mjeku që po ndjek shtatzëninë e Orinda Hutës është Orion Gliozheni, ndaj nuk mund të ndodhte ndryshe përveçse Orinda të lindte në spitalin shtetëror, si shumë vajza të tjera të njohura apo jo që janë bërë nëna në atë maternitet, nën kujdesin e mjekut më të njohur gjinekolog në Shqipëri, Orion Gliozheni./L.F-dritare.net

















