Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ola Bruko: Reflektim pas të 40-tave!

Ola Bruko: Reflektim pas të 40-tave!

Nga Ola Bruko

Po lexoja pershkrimin e jetes ne toke te nje autori ballkanas dhe befas solla ne vemendje gjithe jeten time deri tani…
Ka qene dhe eshte e bukur jeta ime, me ulje ngritje sigurisht si e cdo kujt por e bukur, shume e drejte dhe
shume e sinqerte.
E kam jetuar gjithmone sic e kam ndjere, sic e kam dashur cdo etape te saj sepse prane vetes kam patur dhe kam nje nene qe ka ditur te me mbroje, edukoje dhe njekohesisht lene te lire te jetoj. Kjo menyre e zgjedhur ndoshta jo me qellim nga nena ime, me ka bere te njoh veten, aftesite e mia, te kuptoje cfare eshte e drejte dhe cfare e gabuar, te mos cenoje askend dhe te ndihmoj me aq sa mundem kedo qe ka nevoje per mua.
Por per cdo moment te jetes time, per cdo hap te hedhur, pa e kuptuar me eshte dashur te “jap llogari” diku (tek mikeshat dhe miqte pergjithesisht) dhe ta justifikoj ne nje fare menyre sjelljen apo vendimin e marr edhe pse ai ishte i imi dhe i perkiste jetes time dhe nuk cenonte askend.
Me eshte dashur te justifikoj madje edhe se perse ndjehesha mire dhe ne paqe brenda shpirtit tim.
Sa e cuditshme…, e kisha bere pa vetedije gjithmone kete!
Mu desh te kaloja moshen 41 vjecare per te kuptuar se as qe dua tja di me se cfare mendon bota per cdo vendim jete qe une marr. Nuk dua me te justifikoj asgje, nuk kam deshire dhe as nevoje ta bej (me paska shkaktuar shume stres).
Ajo eshte jeta ime dhe jam e lire ta jetoj sic dua une!
Te vetmit njerez tek te cilet do jap llogari deri sa te kem fryme me deshiren maximale dhe pa asnje detyrim jane femijet e mi per te cilet do te me dridhet trupi deri sa te kem fryme sepse si cdo nene dua ti mbroj, edukoj dhe ti le te lire te jetojne!/dritare.net