Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dola te Ola nis më 7 mars. Ola Bruko tregon detajet

Dola te Ola nis më 7 mars. Ola Bruko tregon detajet

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Sot me Xhesin” gazetarja Ola Bruko ka ndarë më të gjithë ndjekësit e DritaresTv emisionin e saj më të ri, “Dola te Ola”, i cili starton më 7 mars. Nga emisioni i saj më i ri, e deri te arsyet e vërteta të largimit nga “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ola rrëfen me detaje se çfarë ka ndodhur vërtetë e pyetur nga moderatorja Xhesika Maçi.

Xhesika Maçi: Po të dëgjoja që po flisje mbi emisionin tënd më të ri, cili është ai?

Ola Bruko: Po programi më i ri është “Dola te Ola”

Xhesika Maçi: Pra ky është një lajm ekskluzivisht për DritareTv dhe emisionin “Sot me Xhesin”?

Ola Bruko: Po dhe që ta bëjmë fare ekskluzive nisim më 7 mars dhe kjo sot u zbulua për publikun.

Xhesika Maçi: A është ky format ndryshe nga ato që kemi parë?

Ola Bruko: Po është më ndryshe por ruhet fort aktualiteti i ditës, ruhet fortë kjo pjesë sepse unë e kam përzemër por është një ndërthurje e aktualitetit të përditshëm dhe muzikës që unë e dua shumë. Jam në një bashkëpunim shumë të bukur më vëllezërit korçarë me Stefin dhe Endrin që do të jenë gjithmonë me mua në program që do të performojnë, të këndojnë edhe pse jo të mos bëjnë edhe ata rolin e moderatorit.

Më tej gazetarja Ola Bruko shpjegon se personazhet do ti takojnë sferës ekonomike sociale dhe politike të parë dhe të vendosur në një tjetër format duke u zhveshur nga petku që ka aktualisht një program ky që ishte projektuar prej kohësh dhe që do vendoset në jetë. E pyetur më tej lidhur me largimin nga emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” Ola u shpreh se:

“Programi në fjalë ka qenë një bashkëpunim midis meje dhe Elvis Naçit i ftuar prej meje në = programin “Njerëz në Fokus”, në këtë emision unë kam patur çdo ditë nga një nëntemë një ndër to ka qenë nga “Shqiptarët për Shqiptarët”, duke marrë shkas nga kjo Elvisi kërkoi ta zgjeronte më tej këtë nismë dhe për efekt titulli duke hequr “nga” dhe lanë vetëm “Shqiptarët për Shqiptarët”. Kështu nisi bashkëpunimi i cili zgjati për aq sa dihet, Elvisi pastaj vendosi që unë të mos isha më pjesë e projektit që bashkë nisëm, të them që u kënaqa nuk mund ta them sigurisht që u merita sepse unë e kisha përzemër atë program unë e ndjeja atë program fort. Megjithatë çdo gjë kur nis e ka edhe një fund dhe kjo duhet pranuar. Për mua rëndësi kishte që ai program ta vazhdonte misionin e vet, për mua rëndësi kishte që njerëzit të vazhdohej të ndihmoheshin dhe për mua nuk kishte më rëndësi se kush e drejtonte atë program.”/XH.M/dritare.net