Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nuk ka oriz, gatuar sipas teknikës “risotto”, më të shijshëm se ky i Dhuratës!

Nuk ka oriz, gatuar sipas teknikës “risotto”, më të

Dhurata Thanasi e Lugës së Argjendtë ka ndarë me ndjekësit në Instagram një recetë shumë të shijshme, orizi.

Ne ju sjellim më poshtë recetën!

“Nuk ka oriz, gatuar sipas teknikës “risotto”, më të shijshëm se ky! Tek restoranti “Luga e Argjendtë ishte pjata që nuk hiqej kurrë nga menuja jonë përgjatë gjithë stinëve. Mund të gatuhet si me mish gjeli deti ose me mish pule!
Risotto me krem mish gjeli, limon dhe petale lulesh

Perbersit per 4 persona
300 gr oriz tip karnaroli

50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër

2 lugë gjelle gjalpë

Lëngu i një kokërr mesatare limoni

100 ml vere e bardhë

-100 gr krem pule

2-3 dege trumzë

1 degë rozmarinë

2-3 thelbe hudhra

100 gr djath parmigiano reggiano

Lëng perimesh

Kripë

Lëkurë limoni e grirë

Petale lulesh kamomili, ose borage

Pergatitja

Per pergatitjen e kremit te pules duhen 200 gram tul pule e kaverdisim të cilin e kavërdisim në tigan me vaj ulliri, hurdhrat dhe tufën e rozmarinës me trumzë. Pasi mishi i gjelit të jetë karamelizuar mirë shuajm me vere te bardhe dhe e lemë të zjejë në zjarr të ngadaltë për gati 30 minuta. Mëpas e pulën e kalojmë në makine mishi për ta bërë kremoze.

Ne një tigan shtojmë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë , shtojmë orizin dhe e kaverdisim orizin derisa të zbardhet disi. E shuajmë me verë të bardhë dhe i shtojm pak nga pak buljon deri sa orizi të zbutet, por jo të tejzihet. Pasi të ketë arritur efektin “al dente” shtojmë kremin e pules, lengun e një kokrre limoni, pak djath parmigiano dhe lugën thetër të gjalpit dhe i trazojmë me teknikën valë valë derisa orizi të lidhet me kremin. Mëpas e hedhim në pjatë dhe shtojm lëkurë limoni të grirë, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe petale lulesh!”/K.C/dritare.net