Live/ Nis protesta e Berishës. Çfarë po ndodh para Kryeministrisë!
Dritare.net

Forca të shumta policie janë vendosur në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku po zhvillohet protesta e radhës e organizuar nga Partia Demokratike. Kreu i PD-së Sali Berisha është bashkuar me protestuesit.
Edhe pse policia nuk e ka miratuar mbajtjen e saj, për shkak të incidenteve të mëparshme me akte dhune dhe molotovë ndaj efektivëve, autoritetet kanë marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në bazë të ligjit për tubimet.
Godina e Kryeministrisë është blinduar me panele metalike dhe gardh rrethues, ndërsa efektivët ndodhen në terren për të monitoruar situatën. Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë në zonë janë lyer me graso, me qëllim parandalimin e ngjitjes së personave dhe dëmtimit të tyre.
Në disa pika janë vendosur gardhe metalike rrethuese, ndërsa qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ndërprerë. Në mes të rrugës është vendosur edhe podiumi, ku pritet të mbajnë fjalimet përfaqësuesit e opozitës./K.C./dritare.net