Nikollë Lesi zbulon skenarët: Balluku do të dorëhiqet si zëvendëskryeministre
Dritare.net

Në një intervistë për Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, Nikollë Lesi ka treguar skenarët e asaj që pritet të ndodhë me Belinda Ballukun. Sipas Lesit, deputetët nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit dhe Balluku mund të japë dorëheqjen nga pozicioni i zëvendëskryeministres.
"Nga informacionet që kam unë, deputetët nuk do të votojë heqjen e mandatit të Belinda Ballukut. Mesa di, mundet që pasi të kalojnë në Këshillin e Mandateve, edhe të ndahen raportet, PD-ja raport për heqjen e imunitetit dhe PS-ja jo për heqjen e imunitetit, Balluku do të japë dorëheqjen. Në seancat para parlamentit do japë dorëheqje si zëvendëskryeministre, që t’i japë shkas PS-së që të thotë që bie akuza e SPAK-ut që Balluku do të prishë provat. Edhe kështu ata nuk do të votojnë për heqjen e imunitetit. Ajo do të hetohet si deputete me imunitet, do shkojë në SPAK-u dhe do kalojë në gjyq si deputete.”, tha Lesi në DritareTV./K.C/dritare.net