Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mos i sulmoni gratë! Bëjuni një monument te Skënderbeu!!

Mos i sulmoni gratë! Bëjuni një monument te Skënderbeu!!

Nga DritareTV

Fëmijët do rrinë me të. Do të ndihmohet me punë, transferim dokumentesh nga Malësia e Madhe dhe kurs prindërimi. Shërbimet sociale vendosën të mos i marrin fëmijët, por të ndihmojnë nënën t’i rrisë. Një vendim për t’u duartrokitur, që mund të kishte qenë edhe i ndryshëm, marrë nën trysninë e mediave që e trajtuan nënën si monstër.

Shumë e rëndë narrativa e mediave për nënën e re. Shumë të rënda mesazhet në rrjetet sociale ndaj nënës, braktisur në varfërinë dhe paditurinë e saj.

Të njëjtët njerëz që të vrasin të përmendësh qentë e rrugës e çfarë nuk mallkojnë kur banorët duan t’i marrë Bashkia, reaguan pa asnjë njerëzillëk ndaj një nëne të re, të cilës mund t’i merrnin fëmijët. As solidaritet, as empati.

Ne si Dritare nuk e dhamë foton e gruas, nxjerrë kinse që ta kryqëzojnë.
“E veshur ajo, e lyer ajo me thonj të gjatë e fëmijë me zgjebe. T’ia marrin fëmijët”, gati turma e puritanëve të një vendi që është në këmbë se punojnë gratë.

Ndaj mos i sulmoni gratë! Bëjuni një monument te Skënderbeu!!/dritare.net