Mjekja Babameto: Nëse e doni vërtet jetën, vendosni maska!
Dritare.net
Ata që janë në janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin, vazhdimisht i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat për të parandaluar çdo infektim të mundshëm. Prof. Adriana Babameto, përmes një mesazhi shprehet se respektimi i këtyre masave tregon një vlerësim për jetën, po kështu është një shenjë mirënjohje për personelin mjekësor, që çdo ditë përballet me një sfidë të re.
“Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh, për të zbatuar disa masa të thjeshta, si distancimi, vendosja e maskës dhe higjiena vetjake dhe kolektive. Do të ishte një shprehje e vlerësimit për jetën dhe një shprehje mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me COVID19", shprehet prof. Babameto./L.F-dritare.net