
Shtetrrethimi në Beograd/ Protesta dhe përleshje në Serbi!
E Mërkurë 8 Korrik 2020, 10:10
Dritare.net
Paralajmërimi i autoriteteve për të vendosur shtetrrethimin këtë fundjavë në Beograd, ka rebeluar serbët. Protestuesit janë përleshur me policinë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit, duke e akuzuar atë për keqmenaxhim të pandemisë.
Beogradi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi shifrat e infektimeve të reja u rritën ndjeshëm.
Ndërkohë ditën e djeshme u shënua një rekord i ri që prej fillimit të pandemisë, duke regjistruar rreth 300 infeksione të reja dhe 13 viktima.
Kujtojmë që BE-ja, hapi kufirin me 1 korrik me Serbinë, duke e futur atë në listën e vendeve të sigurta./L.F-dritare.net

















