Ministri i jashtëm italian: BE t’i lërë paragjykimet, Shqipëria të jetë pjesë e BE!
Dritare.net

Ministri i Jashtëm Italian Luigi di Maio, në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, tha se marrëdhënia italo-shqiptare është një shembull i miqësisë. Di Maio kujtoi ndihmën e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në kohën e shpërthimit të pandemisë në Itali, kur 30 bluza të bardha dhanë kontributin e tyre në spitalet italiane. Më tej, në lidhje me integrimin e Shqipërisë, Di Maio tha se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE.
“Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermierë arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Di Maio./L.F-dritare.net