
Militanti i Berishës në Durrës, qëllon komisionerin e Bashës
E Diel 6 Mars 2022, 10:10
Dritare.net
Në Durrës ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie. Nga radhët e PD është në garë për kryetar bashkie Luan Hoti, Emirjana Sako nga PS, dhe Ardian Muka nga Shtëpia e Lirisë.
Dy komisionerë në një qendër votimi në Durrës janë konfliktuar me njëri tjetrin. Komisioneri i Shtëpisë së Lirisë së Sali Berishës ka qëlluar komisionerin e Partisë Demokratike. Procesi është pezulluar pak minuta dhe më pas ka rifilluar.
I pari në radhët e kandidatëve që ka votuar ka qenë kandidati i PD-së Luan Hoti, i cili në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë si njerëz të lirë./L.F-dritare.net

















