Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Megi Topalli nuse, foto nga dasma!

Megi Topalli nuse, foto nga dasma!

Megi Topalli, vajza e Jozefina Topallit kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin e saj, Angjin, në një dasmë. Është vetë Topalli, ajo që ndau fotot e veshur me të bardha, ndërsa shkruan se ky moment për të dhe bashkëshortin e saj, Angjelin Serreqin është më i veçanti. Ata janë prej vitesh çift, ndërsa janë prindër të dy fëmijëve.

Megi Topalli nuse, foto nga dasma!

“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t'i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë.

Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”, shkruan Topalli në facebook./L.F-dritare.net