
Mbërrijnë në Tiranë votat e para nga Diaspora. Çfarë do të ndodhë tani!
E Enjte 17 Prill 2025, 20:08
Dritare.net
Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit nga diaspora që u procesuan në sistemin postar një ditë më parë, ndërkohë që të tjerat u nisën drejt qendrës së përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë.
Avioni me dërgesa mbërriti rreth orës 17.00, më pas u dërguan për administrim në Parkun Olimpik.
DHL-ja ia dorëzoi thasët KQZ-së, e cila, pasi t’i hapë pakot një nga një e t’i nxjerrë nga zarfi plastik i verdhë, do të skanojë barcodet e zarfeve B. Në sistemin elektronik do të shfaqen emrat e zgjedhësve që kanë kthyer fletën. Brenda tij ndodhet zarfi A me fletën e votimit e cila në asnjë rast nuk hapet duke ruajtur fshehtësinë e votës./K.C/dritare.net

















