Na ndiqni edhe në

Shqip

Marrëdhënia ime me kryeministrin Rama! Flet Anila Denaj

Marrëdhënia ime me kryeministrin Rama! Flet Anila Denaj

Ministrja Anila Denaj e ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama. Pyetjes së gazetarit Hila nëse ka qenë e vështirë për të, të punojë me kryeministrin Rama, ministrja Denaj iu përgjigj:

“Jo nuk ka qenë e vështirë. Sepse argumenti prevalon. Mua në asnjë moment, jo vetëm në debatet e drejtpërdrejta, por me të gjithë kolegët, nuk na ka munguar as argumenti, as debati konstruktiv dhe në fund është vendosur më e mira e mundshme. Aty ku ka argument, një diskutim, një radhë, fondet buxhetore shpërndahen proporcionalisht. Edhe në kohën e pandemisë, dhe tërmetit ka qenë një frymë ekipi që unë nuk e kam parë as te kompania e mëparshme private, gjermane, ku punoja.”, tha Denaj në DritareTV./K.C/dritare.net