Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mark Palnikaj: Çfarë zbulova në Vatikan, për historinë e Kosovës!

Mark Palnikaj: Çfarë zbulova në Vatikan, për

Historiani Mark Palnikaj prej një viti studion intensivisht historinë e Kosovës. I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, historiani tregon të vërtetat që ka zbuluar në arkivin e Vatikanit për Kosovën dhe Serbinë.


“-Serbët kanë ardhur në shekullin e shtatë në Kosovë. Serbët që erdhën në Kosovë nuk kanë qenë as ortodoksë, as katolikë. Kanë qenë paganë. Në atë kohë janë quajtur barbarë, me gjuhë të pashkruar dhe pafe. Kur kanë ardhur në Kosovë gjetën katolicizmin sepse jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën katolicizmin e ka ligjëruar Kostandini i madh nga Nishi. Pra ka qenë një perandor shqiptar, i cili ka legalizuar krishterimin. Dhe krishterimi përpara se të hapej në Itali, është përhapur në Ballkan, në Ilirikë, kështu quhej Gadishullin Ilirik. Dhe në Dardani janë kishat e para më të mëdha të botës, sepse Kostandini ishte pjesë e Dardanisë. Aty kanë qenë kishat benediktine. Arkitektët polakë, gjermanë, që po punponë në Kosovë kanë zbuluar kisha që merrnin 3000 vetë brenda. Kur kanë ardhur serbët në shekullin e shtatë nuk kanë gjetur një xhungël, por ka pasur qytete shumë të zhvilluara.
-Dioqeza e Shkupit ka mbuluar edhe krejt Maqedoninë dhe Kosovën. Shkupi ka qenë i gjithi me katolikë.
-Kur e pushtuan bullgaret Shqipërinë, peshkopatën e tyre ortodokse e vunë në Ohër, por rrethinat ishin të gjitha katolike. Aty ka pasur ipeshkvi katolike dhe Ndre Bogdani ka qenë ipeshkvi i Ohrit. Kjo është dëshmi shumë e fortë për të hedhur poshtë pretendimet e bullgarëve.
-Para se të shkoja në Vatikan nuk e dija që katolikët në Kosovë janë persekutuar edhe më keq se në Shqipëri, sepse i kanë persekutuar shumë më keq ortodoksët, Patriarkalen e Pejës sesa vetë turqit.
-Në Kosovë ka pasur kisha katolike dhe katolikë me shumicë dhe kanë humbur gjurmët e tyre. Nëse nuk punojnë historianët ato do të quhen inekzistente.
- Në statistikat e Vatikanit, katoliket në Shqipëri dhe në Kosovë kanë qenë 65 mijë e 139 vet, në 702-shin. Pra bëhet fjalë për të gjitha dioqezat katolike të Shqipërisë. Pjesa me madhe ishte kthyer në myslimane në 702, veç Tropojë kishin mbetur, Nikaj-Mërturi.”, tha zoti Palnikaj në DritareTv./K.C/dritare.net