
Londër/ Rama: Shqipëria po ecën më mirë sesa vetë Europa!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër pjesë e panelit të Chatham House, ë bashku me liderët e vendeve fqinje me temë ‘Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian’.
Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, Rama thotë se në këtë kohë sot, Europa po sillet shumë mirë, ndërsa shton se në këtë fazë të përparimit të vendit, kryeministri u shpreh se vetë Shqipëria po ecën më mirë se vetë Evropa.
“Ne kemi shumë sfida por ku vijmë në Britani ndihemi më mirë për sfidat tona. Kemi sfida, jemi në një periudhë kohe ku Evropa po sillet shumë mirë me ne. Është e vështirë që të bësh biseda pikante dhe rreziku për të qenë i mërzitshëm është i madh. Rreziku që t’i bëjmë të rinjtë të mendojnë që po humbasin kohë me ne, është i madh. Ajo çfarë mund të them është që në përgjithësi besoj që në këtë pikë ne po ecim më mirë sesa Evropa.
Unë kisha besim ehe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim. Më shumë se 90% i besojë BE-së dhe anëtarësimit. Për ne nuk është asgjë post asaj që ishte për etërit themelues që më se fundmi të jemi në pozitën ku zgjedhim lirisht ku jemi dhe jemi të sigurt. Për ne kjo është një bindje e fortë, dhe çfarë që duhet do të jemi pjesë e betejës për të qenë pjesë”, tha Rama.
Ndër të tjera, kryeministri tha se pas agresionit kundër Ukrainës, Europa po ‘bërtet’ me të madhe rëndësinë për të pasur pjesë të familjes Ballkanin Perëndimor dhe se po bën më të mirën e mundshme për ta realizuar diçka të tillë.
“Qysh prej agresorit kundër Ukrainës, falë Vladimir Putin, Europa u zgjua me zhurmë, dhe jo vetëm po thotë sesa e rëndësishme është gjeopolitikisht për ta marrë ballkanin brenda, por po bën më të mirë të mundshme për ta shpejtuar një gjë të tillë. Ne aty ishim edhe më parë, punonim fort edhe më parë, përmbushnim kriteret për nisjen e negociatave edhe më parë, që u konfirmua tri herë më radhë nga KE po u refuzuam sepse fjalët dhe veprat ishin larg njëra tjetrës. Tashmë Europa është e tëra por për të arritur e këtë gjë dhe më së fundi do ta arrijmë këtë objektiv dhe më pas një jetë e re do të zërë fill, natyrisht me sfida të reja. Së paku do kemi tejkaluar këtë pengesë të jashtëzakonshëm mes nesh, sepse ne përkasim aty dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë”, tha Rama./dritare.net

















