Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Live/ Nis protesta e opozitës. Rrugët që bllokohen

Live/ Nis protesta e opozitës. Rrugët që bllokohen

Ka nisur protesta e opozitës në Tiranë. Leja e protestës është deri në orën e 20:00. Aksi i parë që bllokohet është ai te rrethrrotullimi i “Sheshit Uillson”.

Në këtë shesh janë të përfaqësuara Degët 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë, Gjirokastër. Me deputetët: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi dhe Tritan Shehu, të mbështetur nga përfaqësues të Kryesisë si; Enno Bozdo, Keltis Kruja dhe Indrit Hoxha.

Zonat e tjera që do bllokohen!

-BASHKIA TIRANE

Degët 7, 9, 10 dhe 14

Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Ina Zhupa

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Muçollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli

2 -RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamëz, Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

Fisnik Qosja

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj

3 - RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë

Deputetë: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Jozefina Topalli, Edit Harxhi, Çlirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

5 - PALLATI ME SHIGJETA

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Kryesi: Luçiano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu./K.C/dritare.net'