Kush është shqiptarja që do të drejtojë një nga bashkitë e New Jersey!
E Premte 5 Janar 2024, 11:11
Dritare.net
Violetta Berisha, është shqiptarja e parë grua e cila është betuar si kryetare e një prej bashkive në New Jersey.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, njofton ambasada shqiptare në SHBA./M.K-dritare.net
