Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i PE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt integrimit!

Kreu i PE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt

Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli e cilësoi të shkëlqyer takimin me kryeministri Rama, sot në Bruksel. Përmes një postimi në Twitter, ai u shpreh optimist për rrugën e Shqipërisë drejt BE ndërsa shprehu edhe mbështetjen për konferencën e parë Ndërqeveritare.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po ecën me reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj i shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Sassoli./L.F-dritare.net