
Komisionari i BE: Shqipëria gati për konferencën e parë ndërqeveritare
E Hënë 1 Mars 2021, 15:03
Dritare.net
Komisioni për Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh sot se, Shqipëria ka dhënë rezultate në Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e ligjit. Varhelyi tha se, Shqipëria është gati për konferencën e parë ndërqeveritare.
“Shqipëria ka dhënë rezultate për Reformën nw Drejtësi dhe zbatimin e ligjit. Vettingu po ecën fuqishëm. Me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe atë të Lartë, kemi arritur aty ku duhet. Gjithçka është përmbushur dhe jemi gati për konferencën e pare ndërqeveritare.”,- tha komisionari./K.C/dritare.net

















