
Rama nxjerr foton nga Brukseli: Alo! Ça ka nai gjo anej?
E Hënë 1 Mars 2021, 16:04
Dritare.net
Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Bruksel. Sot Rama u takua me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Pas takimit, ata mbajtën një konferencë të përbashkët ku diskutuan për negociatat me Shqipërinë, arritjet e vendit tonë sa i përket reformave dhe zgjedhjet. Ndërsa pas konferencës, Rama nxori një foto në Instagram, ku shfaqet, ulur pranë një ndërtese, duke folur në telefon.
“Alo! Ca ka nai gjo anej? *Bruksel”,- shkruan Rama poshtë fotos./K.C/dritare.net

















