Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama kritika BE: Na latë mënjanë në shpërndarjen e vaksínave, moment tronditës për njerëzit tanë

Rama kritika BE: Na latë mënjanë në shpërndarjen e

Në konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell Fontelles dhe Komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, kryeministri, Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj BE-së, sa i përket vaksinave. Rama tha se, Shqipëria dhe shumë vende të BE-së, u lanë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave dhe sipas kryeministrit ky ishte një moment tronditës.

“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga Komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne nuk jetojmë në kufi, por brenda BE, por jemi të rrethuar në rajonin tonë nga kufijtë e BE. Megjithatë, un e di ju të gjithë e dini si shkoi kjo gjë. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur asnjë injeksion. Sot ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit. Është e vështirë jo vetëm për ne por shumë anëtarë të BE. Jam i lumtur që të shpall se Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para. Dhe do të jemi shumë të lumtura të marrim dërgesën e parë të vaksinës AstraZeneca.",- tha Rama./K.C/dritare.net