Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreshnik Spahiu: Bellanica e ka denoncuar Bashën që kur Top Channel s’ishte krijuar si televizion

Kreshnik Spahiu: Bellanica e ka denoncuar Bashën që kur Top Channel

Politikani, Kreshnik Spahiu ka postuar në Facebook një video nga dëshmia e Milaim Bellanica, për vrasjet e ndodhura në Krushë dhe ku lideri i pozitës është akuzuar për fshehje të një kasete. Spahiu shkruan se, Bellanica ka 15 vjet që denoncon Bashën.

“SQARIM: O ju njerëz që shani 24 orë gazetarin hero që filmoi mes plumave kur vriteshin dhjetra burra dhe fëmij.
Ky denoncim është bërë vite më parë dhe jo nga Top-Channel.

Milaim Bellanica ka 15 vjet që denoncon Lulzim Bashën në çdo media kosovare.

Kjo rrëzon 100% alibinë se Bellanica u ble nga qeveria.

Ai e ka denocuar Lulzim Bashën kur Top-Channel nuk ishte krijuar si TV dhe kur Basha s’kishte hyre ne politike.”-shkruan Spahiu./K.C/dritare.net