
Konfiskohen 1 mln € pasuri të Redjan Rrajës, Kejvina Kthellës dhe Marsela Çiçës!
Dritare.net
1 milionë euro të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe Kejvina Kthellës janë sekuestruar pas operacionit “RESEMBLANCE”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Në bazë të vendimeve të Gjykatës së Posaçme, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë njësi shërbimi, automjete dhe një orë luksoze, u kaluan në favor të shtetit.
Materialet u dorëzuan Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme. Ja pasuritë e sekuestruara:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
8. Një orë dore (Rolex)./L.F-dritare.net

















