
Kasmi: Gjatë Kongresit të Berlinit, Bismarku thotë që nuk ka shqiptarë, por vetëm malësorë turq!
E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 00:12
Dritare.net
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Marenglen Kasmi historian, shpreh se gjatë Kongresit të Berlinit, Bismarku thotë që nuk ka shqiptarë por vetëm malësorë turq.
Marenglen Kasmi: Gjatë Kongresit të Berlinit, Bismarku thotë që nuk ka shqiptarë, por vetëm malësorë turq, ishte politika gjermane e ruajtjes së balancave. Austro-Hungaria kishte interesa direkte në Shqipëri dhe Ballkan duhej të kujdesej për këtë pjesë. Vjena nuk vepronte asnjëherë pa marrë vendimin e Gjermanisë. Austro-Hungaria ka meritën por politika e madhe bëhej në Gjermani./OraNews

















