Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Nga Isa Myzyraj -Durrës

Vila e Zogut në Durrës është ndërtuar në vitin 1927. Kjo vilë ishte një dhuratë personale për Mbretin Zog I, nga komuniteti i biznesit të Durrësit në shenjë respekti dhe nderimi.

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Por, edhe pse në atë vilë ka kaluar historia pothuaj 100-vjeçare e Shqipërisë, sot brenda atij ambienti pak gjë ka mbetur nga e shkuara.

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Edhe pse duhet të ishte një ndër pikat më të rëndësishme turistike, askush nuk ka vënë dorë mbi të, madje në vitin 2006 qeveria Berisha vendosi t’ia kthente Princ Lekës dhe një hapësirë e madhe që mbante në çdo metër një histori të së shkuarës, u bë papritur private dhe e paakessueshme nga publiku.

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Dritare.net ka arritur që të sigurojë pamje ekskluzive nga brenda Vilës, pamje këto që janë të rralla, sepse nuk lejohet hyrja brenda vilës.

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Pamjet tregojnë se ambientet e brendshme janë në gjendje skandaloze, të amortizuara dhe madje rrezikojnë edhe shembjen. Dhe bashkë me shembjen e mureve do të shembet edhe një pjesë e mirë e historisë së Shqipërisë, historisë që çdo vend tjetër e mbron me fanatizëm duke e kthyer në pika kyçe turistike.

E ndërtuar në vitin 1927, kjo vilë ishte një dhuratë personale për Mbretin Zog I, nga komuniteti i biznesit të Durrësit në shenjë respekti dhe nderimi.

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Ndërtuar në formën e një shqiponje, ajo u ngrit në pikën më të lartë të qytetit të Durrësit. Ajo është shumë e famshme për mermerin e saj blu dhe sallonin madhështor.

Në vitin 1928, kjo vilë mori emrin “Vila mbretërore” për arsye se Zogu shpalli monarkinë dhe u vetshpall mbret.

Ke qenë te Vila e Zogut në Durrës?

Vila gjatë sistemit komunist është ruajtur, por u dëmtua gjatë trazirave të vitit 1997, ndërsa pas vitit të mbrapshtë iu nënshtrua një restaurimi.

Në 1940 Giusepe Martino, një milioner italian e konsideronte vilën, si pallatin veror me të bukur në Ballkan.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore u përdor nga krerët e lartë të ushtrive pushtuese si rezidencë.

Mjaft udhëheqës të huaj, nga Hrushovi te princi kamboxhian Sihanuk, do të qëndronin në mjediset e saj, duke u larguar me përshtypjet më të mira, por sot askush nuk hyn më aty. Edhe ata që hyjnë dalin duke thënë: “Ç’po bëjmë me historinë tonë?!”/ Dritare.net