Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e mira në botën e modës

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e

Burimi: Daily Mail

Të shpenzosh mijëra para për koleksionimin e çantave, veçanërisht në këtë krizë ekonomike, mund të tingëllojë çuditshëm, por ama mund të jetë investimi më i mirë që keni bërë ndonjëherë. Ndërsa presim të dalë në shitje çanta Birkin Hermes Himalaya, një version i enkrustuar me diamant theu rekordet e ankandit kur u shit për 293,000 paund. Sugjerohet që çantat janë një investim më i mirë se arti, stolitë dhe makinat klasike. Por a mundet që çantat e stilistëve të na i mbushin xhepat me para? Fillimisht do të shpenzoni disa para, por me pak fat, çantat që bletë mund t’i shisni me një çmim 20 herë më të lartë se ai që paguat ju.

Por si? Këtë na e tregojnë dy koleksioniste, njëra prej tyre shqiptare.

Kate Inkpen, 50 vjeç iu desh të kursejë një vit që të blejë një çantë, Louis Vuitton Montsouris që kushtonte 1,500 paund, në ’96-ën. Por tani ajo është pronarja e më shumë se 30 çantave luksoze, të preferuarat e saj janë Hermes dhe Channel. Shpenzoi 100,000 dollarë për çantat, dhe tani, pas shumë vitesh, ato vlejnë dyfish.

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e

Adhuruese e koleksioniste e çantave është edhe shqiptarja, Elona Varfi, konsulente investimesh për ankande, e cila jeton në Londër, bashkë me burrin, informon dritare.net. Ajo ka 12 çanta Hermes. Ka blerë dhe shitur 20 çanta Hermes, në 7 vjetët e fundit dhe në shumicën e rasteve i janë dyfishuar paratë.

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e

Elona shpenzoi 90,000 paund për të blerë çantat nga firmat më të njohura. Ndërsa tani vlera e tyre është mbi 150,000 paund.

“Unë kam 12 çanta Hermes. Kam blerë dhe shitur 20 çanta Hermes gjatë shtatë vjetëve të fundit, shpesh më janë dyfishuar paratë. Por duhet pak art që të bëhesh koleksionist i Hermes. Ekskluziviteti është thelbësor: çantat e tij klasike (Birkin dhe Kelly) ofrohen vetëm për të zgjedhur klientët. Nuk ka rëndësi nëse ti ke para sa mund të blesh gjithë dyqanin, Hermes mund të mos t’ju shesë qoftë edhe një çantë të vetme. Nëse ndodh, me siguri nuk do të jetë artikulli që ju keni kërkuar. Është arritje e madhe që t’ju ofrohet edhe një çantë e vetme. Edhe nëse nuk është ajo që dëshironi, duhet të vazhdoni të blini deri sa të merrni atë që ju pëlqen. Nëse jeni me fat dhe bletë atë që ju dëshironi, ditën tjetër mund ta shisni me dyfishin e çmimit, te dyqanet e shitjes me pakicë. Dhjetë vjet më parë kurseva shumë që të blija një çantë Channel që kushtonte 2,800 paund. Tani vlen më shumë se dyfishi.

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e

Në vitin 2003, bleva Hermesin tim të parë, një Birkin 30 cm, lëkurë e zezë Togo (lëkura e viçit), e stiluar me aksesore ari, që kushtonte rreth 6.500 paund. Është çanta që unë e përdor më shumë. Nëse do të ishte aq e mira sa kur e bleva të re, do ta shisja për 13,000 dollarë. Siç e kam tani, do të marrja aq para sa e bleva. Kur e bleva, një mik më ofroi shumë para, sepse e donte për gruan. Nuk u tundova nga shuma, por më bëri të kuptoj potencialin sesi do të ishte shitja e tyre. Nga atëherë, blija 2 herë në vit çanta te Hermes dhe nëse i gjeja në gjendje të mira dhe të lirë, blija dhe çanta të dorës së dytë. Nëse tani nuk e dua më një çantë, e shes. Me çmim më të lartë, jo më të ulët. Çanta nga e cila kam fituar më shumë para ishte Kelly Pochette, kamoshi, e vogël që e bleva 4,000 paund dhe e shita 14,000. Unë shpesh i shes në ankand, ose në platforma online si për shembull: HEWI (hardlyeverwornit.com).

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e

Çantat e mira më të shtrenjta janë roza krokodile 35cm, e Porosus, Scheherazade Birkin, të cilën e bleva për 25,000 paund në 2015-ën (sot mund të shitet për 50,000 £), dhe një aligator me shkëlqim Birkin 25 me aksesorë prej ari, të cilën e bleva nga dyqani Hermes për 30,00 paund dhe tani vlen më shumë se 50,000. Në total, unë kam shpenzuar rreth 90,000 për çanta Hermes në shtatë vjetët e fundit. Mesatarisht kam fituar 1,000 -3,000 paund për çantë. Koleksioni im aktual vlen rreth 150,000 paund.

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e

Me lekët që fitoj, blej çanta të tjera. Unë i përdor të gjitha çantat, por i mbaj në qeska dhe i mbështjell që të mos prishen dhe dorezat ia mbështjell me shami mëndafshi që të mos bëhen pis. Kam ndërmend ta shtoj koleksionin tim.”, thotë Elona.

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e

Nëse dhe ti je një adhuruese e çantave firmato dhe do të fitosh para, ndiq këshillat e Elonës./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Elona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet eElona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet eElona Varfi, këshilla në gazetën britanike, për investimet e