Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historike, Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian!

Historike, Anita Likmeta, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin

Anita Likmeta, sipërmarrëse në fushën e inovacionit është kandidatja e parë shqiptare që konkurron për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator.

Likmeta është ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.
Kandidatura e Anita Likmetës është një ngjarje historike e paprecedentë për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë për herë të parë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian.

“Është nder dhe privilegj për mua të jem e para italiane, me origjinë nga Shqipëria, kandidate për parlamentin italian. Rroftë Italia dhe Shqipëria”, shkruan Nikmeta.
Më herët Anita Likmeta, ishte e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga. Një intervistë e jashtëzakonshme pasi u rendit mes 50 italianëve më frymëzues në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Lista e publikuar nga ‘Corriere Della Sera’, vlerëson shqiptaro-italianen për punën e saj si inovatore në fushën e startup-eve. Në Shqip në Dritare TV, Likmeta tha se ka ndërtuar jetën e saj në Itali, por nuk i harron rrënjët shqiptare dhe jetën këtu, për të cilën foli gjatë. Mos e humb këtë emision në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV./L.F-dritare.net