Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit nipi i Nehat Kullës

Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit nipi i Nehat Kullës

Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit nën urën e njohur si “Fshatit Fshat”. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, dyshohet se viktima mund të jetë hedhur gjatë natës, por rrethanat e ngjarjes ende po hetohen.

Menjëherë pas njoftimit, forcat policore dhe një grup shpëtimi kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë nxjerrjen e trupit.

Sipas të dhënave të para, viktima dyshohet të jetë Klodian Kulla, nip i Nehat Kullës, një prej figurave të njohura të botës së krimit në vitet ’90. Autoritetet theksojnë se identifikimi dhe verifikimi i plotë do të bëhen pas procedurave zyrtare.

Nehat Kulla, i ndarë nga jeta në vitin 2020 një vit pas lirimit nga burgu, ishte i njohur për drejtimin e një bande të armatosur në Tiranë gjatë trazirave të vitit 1997, çka i solli dhe nofkën “Gjenerali”. Ai kishte vuajtur dënimin për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998.

Ndërkohë, policia po vijon mbledhjen e provave në vendngjarje dhe pritet të japë informacione të tjera në orët në vijim./L.F-dritare.net