
Gjebrea kalon Covidin: Kaq ishte. Koha për t’u rikuperuar!
Dritare.net
Moderatori Ardit Gjebrea e ka fituar luftën me Covid. Përmes një postimi në instagram, ai shkruan se tani është koha e rikuperimit. Moderatori falënderon mjekë e infermierë që janë kujdesur për të në këto ditë, por mbi të gjitha bashkëshorten e tij, Anilën për netët pa gjumë që ka kaluar bashkë me Arditin.
“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart - motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”, shkruan Gjebrea në instagram.
Dy javë më parë ai prezantoi ‘Të Dielën Shqiptare’ nga shtëpia, ndërsa javën e shkuar, mbase edhe për shkak të ditëve që mendohen të jenë më simptomatike, ai mungoi.
Me siguri këtë të diel, do ta rishohim sërish në ekran nga studio./L.F-dritare.net

















