Përshëndetje nga shtëpia! Moda e studiove televizive të pandemisë!
Dritare.net
Kush e kishte menduar se të prezantosh një program nga shtëpia do të ishte kaq normale. Aq sa na duket tani kur shohim që shpesh moderatorët, të prekur nga kovidi, studiot e tyre televizive i kanë zhvendosur në shtëpi. Kështu ka ndodhur me disa prej tyre ditët e fundit. Ardit Gjebrea, nuk mungoi të dielën e shkuar në program dhe e prezantoi atë nga divani i shtëpisë. Mirëpo këtë të diel, ai nuk u shfaq. Nuk mund të themi se gjendja e tij është përkeqësuar, mirëpo ajo që dimë është që kovidi të shkakton mjaft lodhje. Dhe për një program disa orësh, që kërkon energji, Arditi, zgjodhi të ketë disa të ftuar për prezantim dhe vetë të pushojë.
Erjona Rusi, gazetarja e Shqipëria Live, gjithashtu u shfaq një ditë në program duke prezantuar nga shtëpia. Ajo bëri tamponin live, ku rezultoi pozitive me kovid.
Prezenca e Bora Zemanit në Përputhen, duket e pazëvendësueshme. Edhe ajo, kur u prek me kovid, sërish përdori këtë metodë, prezantim nga shtëpia.
Së fundmi, një pasdite krejt e papritur, Rudina Magjistari nuk ishte në studio, por nisi emisionin nga një kënd i shtëpisë. Që në fillim, qe e qartë se kovidi kishte prekur edhe atë.
Por herë pas here, ajo ka edhe emisione të regjistruara, të cilat e ndihmojnë që në ditët që simptomat janë më të forta, t’i transmetojë duke mos munguar as edhe një ditë. Përveçse një zyrë, në shtëpi tashmë ‘po krijohen’ edhe studiot televizive. /L.F-dritare.net