Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Për herë të parë ‘E Diela Shqiptare’ nuk u prezantua nga Ardit Gjebrea

Për herë të parë ‘E Diela Shqiptare’ nuk u

Siç dihet, moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka rreth 2 javë që është infektuar me Covid-19. Ai e dha lajmin në Instagram që me 10 shkurt ku dhe njoftoi se që sot e tutje do e prezantonte emisionin nga shtëpia. Por pas përkeqësimit të gjëndjes së tij që u njoftua para ca ditësh, ai nuk është më në gjëndje të prezantojë në asnjë lloj mënyre. Sot ishte hera e parë që programi i njohur ‘E Diela Shqiptare’ u drejtua nga dikush tjetër dhe jo nga Ardit Gjebrea.

‘’Përshëndetje të dashur miq të programit ‘E Diela Shqiptare’! Ashtu siç edhe është njoftuar, programi ynë sot do të vijojë me të gjitha rubrikat, por me një ndryshim. Rubrikat do të prezantohen nga emra te njohur të skenës dhe televizionit shiptar,’’ është shkruar në faqen zyrtare në Facebook të programit. Programi i njohur sot është prezantuar nga Enkel Demi, Gentian Zenelaj, Marsela Çibukaj dhe të tjerë. /S.F.-dritare.net