Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ardit Gjebrea ínfektohet me Covíd-19

Ardit Gjebrea ínfektohet me Covíd-19

Moderatori dhe këngëtari i njohur, Ardit Gjebrea është ínfektuar me Covíd-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori ndërsa tregon sesi ndihet. Ai shkruan në Instastory se, ka vetëm temperaturë dhe se është mbyllur në shtëpi. Arditi thotë se, të dielën do ta drejtojë emisionin “E diela shqiptare”, por nga shtëpia.

“Dita e dytë - pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç'mund të beje njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instinktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia.”, shkruan Arditi në Instagram.

Ndërkohë, ju kujtojmë se pak ditë më parë, moderatori dhe një grup këngëtarësh bënë bashkë një udhëtim. Por atëherë Arditi nuk e dinte se kishte virus dhe mbase disa mund të jenë infektuar. Shpresojmë që jo dhe i urojmë moderatorit shërim të shpejtë!/K.C/dritare.net

Ardit Gjebrea ínfektohet me Covíd-19