Na ndiqni edhe në

Bota

Giselle e pranon: Kam menduar të vras veten! 

Giselle e pranon: Kam menduar të vras veten! 

Giselle ka dhënë një intervistë dhe ka folur për vështirësitë që ka hasur me shëndetin mendor gjatë punës si modele. 43-vjeçarja u shfaq në një episod të "CBS News Sunday Morning" dhe zbuloi se kishte vuajtur prej kohësh nga sulmet e panikut në të kaluarën për shkak të kërkesave të shtuara të profesionit të saj.

“E dini, ishte sikur ishe në një tunel. Nuk mund të merrja frymë. Dhe më pas, fillova të isha në studio dhe të ndihesha sikur po mbytesha.”, tha ajo.

Siç shpjegoi më vonë, në atë kohë ajo jetonte në katin e nëntë të një pallati. Pavarësisht kësaj, çdo herë ngjitej e zbriste nga shkallët për të shkuar në shtëpinë e saj, pasi kishte frikë se ashensori do të bllokohej. Ajo kishte arritur në pikën ku ndihej e shqetësuar dhe e frikësuar për gjithçka në jetën e saj.

Giselle e pranon: Kam menduar të vras veten! 

“Ndihesha sikur nuk mund të merrja frymë, edhe me dritaret e hapura. Ndjeva se nuk doja të jetoja kështu. E kuptoni se çfarë dua të them? Për një sekondë, po mendoja të hidhesha nga dritarja. Kam pasur vërtet ndjenjën se nëse e bëj këtë, gjithçka do të marrë fund dhe nuk do të më duhet të shqetësohem më për të gjitha këto ndjenja.”, u shpreh modelja.
Këto mendime ajo i shkroi edhe në librin e saj “My Path to a Meaningful Life”. Në veçanti, ajo pati vënë në dukje se "në një moment të jetës së saj ndjeu se gjithçka do ta vriste.”

“Kur kujtoj atë moment dhe atë vajzë 23-vjeçare, dua të qaj. Unë dua t'i them asaj se gjithçka do të jetë në rregull, se nuk e ka filluar ende jetën e saj. Por në atë moment përgjigja e vetme ishte kërcimi.”, kishte shkruar ai./K.C/dritare.net