Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetarja e njohur këshilltare për median e Ramës

Gazetarja e njohur këshilltare për median e Ramës

Gazetarja Jonida Shehu është emëruar këshilltare për mediat pranë kryeministrit Edi Rama. Emërimi u bë i ditur këtë të hënë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Shehu, e cila ka një karrierë të gjatë në gazetari dhe moderim në televizione kombëtare, do të marrë përsipër rolin e këshilltares për mediat, duke koordinuar komunikimin institucional dhe marrëdhëniet me organet e medias në emër të Kryeministrisë.

Gazetarja e njohur këshilltare për median e Ramës

Kush është Jonida Shehu?

Jonida Shehu është një prej gazetarëve më të njohura në Shqipëri. Ajo ka një karrierë të gjatë në media televizive, ku është dalluar për prezantimin e emisioneve informative dhe intervistat politike. Para emërimit si këshilltare për mediat, Jonida ka punuar si gazetare në televizione kombëtare.

Gjatë viteve, ajo ka qenë prezantuese e lajmeve dhe moderatore në televizione si Vizion Plus, Albania Screen dhe Ora News. Shehu ka drejtuar dhe moderuar formate të ndryshme televizive, përfshirë emisionin “Soiree”, që mbante autorësinë e saj dhe u transmetua më parë në Top Channel, pasi drejtoi emisionin “Pasdite në Top Channel”. Po ashtu ka drejtuar emisionin “Natën Vonë” në Ora News, dhe "Sot" në Euronews.

Shehu njihet për moderimin e lajmeve dhe emisioneve të profilit të lartë, si dhe për intervistat me figura publike, ndërsa emërimi i saj në detyrën e këshilltares për mediat shënon kalimin e saj nga media drejt një roli kyç në komunikimin institucional të qeverisë./K.C/dritare.net