Foto/ Rama publikon prapaskenat nga mbledhja e Bordit të Paqes. Ja me kë u takua!
E Enjte 19 Shkurt 2026, 20:08
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga pjesëmarrja e tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC, duke shprehur krenarinë e Shqipërisë si një nga vendet themeluese të këtij formati ndërkombëtar.

Fotot, të cilat Rama i ka postuar në rrjetet sociale, pasqyrojnë momentet kryesore të ditës, takimet me liderë të ndryshëm botërorë dhe pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në diskutimet për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kjo pjesëmarrje u shënua si një “ditë krenarie për Shqipërinë”, duke treguar angazhimin e vendit tonë në nisma që synojnë ndërtimin e paqes dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./dritare.net