Çekia me dorë të hekurt/ Presidenti shkarkon ministrin që shkeli masat e koronavirusit
E Martë 27 Tetor 2020, 23:11
Dritare.net
Shkelja e masave të koronavirusit, i ka kushtuar shkarkimin Ministrit të Shëndetësisë, së Çekisë.
Presidenti i Çekisë do të emërojë një Ministër të ri të Shëndetësisë, ditën e enjte.
Një fotograf kapi Ministrin Roman Primula javën e kaluar, ndërsa largohej nga një restorant, që duhej të ishte mbyllur për shkak të rregulloreve të vendosura në luftën kundër koronavirusit.
“Presidenti Milos Zeman do t’i dorëzojë postin e ministrit të shëndetësisë Jan Blatni të enjten”, tha zëdhënësi i Zeman Giri Ovcacek në një deklaratë./ I.M-Dritare.net