Në gjunjë nga pandemia/ Çfarë shkoi keq në Republikën Çeke!
Dritare.net
Burimi: BBC
Republika Çeke mori vlerësime të mëdha për reagimin e shpejtë ndaj luftës me koronavirusin. Por pas 7 muajsh tani ajo po regjistron 15,000 raste të reja në ditë dhe ka nivelin e dytë më të lartë të vdekjeve për frymë, në rang botëror. Atëherë çfarë shkoi keq?
Rritja e infektimeve ka bërë që të tejmbushen edhe spitalet, duke bërë që hapësira të ndryshme tani të përdoren për pacientët me Covid-19.
Për shkak të infektimeve masive, qeveria çeke mori vendim për shtrëngimin e masave. Janë mbyllur shumica e dyqaneve jothelbësore, duke lënë të hapura supermarkete, dyqane ushqimore, dyqanet e kafshëve dhe ato që ofrojnë mallra dhe shërbime thelbësore për ekonominë të tilla si kompjuterët dhe IT. Restorantet, kafenetë dhe pub-et janë të mbyllur në ambientet e brendshme dhe klientët janë urdhëruar të qëndrojnë jashtë. Lejohet lëvizja deri në orën 21:00.
Përpjekjet çeke për të luftuar virusin nuk janë ndihmuar nga njeriu që i shkroi rregullat, i cili u kap duke shkelur rregulla. Ministri çek i Shëndetësisë, Roman Prymula thotë se ai do të japë dorëheqjen sa më shpejt që të vendoset edhe pasardhësi i tij. Ai u fotografua pa maskë duke dalë nga një restorant në një orar kur ato duhet të ishin mbyllur.
Dr.Marie Bourne, një mjeke në shtetin çek thotë se, e kupton që njerëzit janë lodhur nga pandemia, po vetëkënaqësia po kërcënon çdo ditë e më shumë shëndetin e tyre, duke thënë se situata po del nga kontrolli. Por ajo nuk beson se kanë të bëjnë me skenar të keq. Mjekja shprehet se, Republika Çeke ka më shumë shtretër spitalorë për popullsi, kjo sipas saj është avantazh.
Epidemiologët, virologët, mikrobiologët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin përgjegjësi individuale pa marrë parasysh mandatet e qeverisë, të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe të mbajnë maska kudo. Nëse nuk respektohen këto, thonë ata, numri i të vdekurve që tani është mbi 2,200 deri në Krishtlindje do të shkojë 15,000.
Është një statistikë e tmerrshme. Por nga ato 2,200 vdekje që nga marsi, gjysma janë regjistruar dy javët e fundit./K.C/dritare.net