Dosjet e reja të Epstein: Lista e të pasurve që lidhen me të
Dritare.net

Shtetet e Bashkuara publikuan më 30 janar mbi tre milionë faqe, 180,000 fotografi dhe 2,000 video nga hetimet mbi Jeffrey Epstein. Dokumentet përfshijnë emra të njohur nga bota e biznesit, politikës dhe argëtimit, por pjesëmarrja në dosje nuk nënkupton keqbërje.
Emrat më të njohur dhe përfshirja e tyre
Elon Musk: Email-et tregojnë diskutime për udhëtime dhe festa, por Musk mohon se ka vizituar ishullin privat të Epstein.
Bill Gates: Dy email-e që pretendohet se janë nga Epstein përfshijnë akuza për sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe pretendime për fshehje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Melinda Gates. Gates i ka quajtur ato “absurde dhe të pavërteta”. Melinda tha se publikimi i dokumenteve i riktheu kujtime të dhimbshme nga martesa e tyre.
Donald Trump: Përmendet qindra herë, kryesisht për akuza të pa-verifikuara nga qytetarë. Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe ka deklaruar se ka ndërprerë kontaktin me Epstein dekada më parë.
Andrew Mountbatten-Windsor dhe Sarah Ferguson: Përfshirja e tyre lidhet me fotografi dhe email-e pa kontekst; nuk ka prova për keqbërje.
Richard Branson: Kontaktet kanë qenë në kuadër të bamirësisë dhe aktivitetit biznesor. Branson ka mohuar çdo përfshirje dhe ka theksuar se nuk do të kishte pasur kontakt nëse do të kishte ditur për krimet e Epstein.
Lord Mandelson: Dokumentet tregojnë pagesa dhe bashkëpunime profesionale, por Mandelson mohon keqbërje dhe ka njoftuar dorëheqjen nga Dhomat e Lordëve.
Të tjerë të përmendur: Steve Bannon, Larry Summers, Steve Tisch, Brett Ratner, Peter Attia, Casey Wasserman, Sergey Brin, Ehud Barak – kryesisht për kontakte sociale, takime ose bashkëpunime profesionale. Shumica mohojnë çdo fajësi penale.
Reagimet
Shumë prej personazheve kanë reaguar duke mohuar çdo keqbërje:
Musk tha se dokumentet mund të përdoren për të “bërë pis emrin e tij”.
Gates i ka quajtur pretendimet absurde dhe të pavërteta.
Branson dhe grupi Virgin kanë sqaruar se kontaktet e tyre ishin të kufizuara në ngjarje bamirësie.
Trump mohon çdo lidhje të keqe dhe ka thënë se e ndërpreu kontaktin me Epstein shumë vite më parë.
Lord Mandelson thekson se veprimet e tij ishin për interesa profesionale dhe nuk përfshinte keqbërje./L.F-dritare.net