Dosja ‘Meta’, sot në GJKKO seanca paraprake për ish-presidentin!
E Enjte 5 Shkurt 2026, 08:08
Dritare.net

Në Gjykatën e Posaçme pritet të mbahet sot në orën 10:00 seanca paraprake për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij ku do vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
Në 8 orë në seancën e kaluar pati përplasje mes Metës dhe prokurorit.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik të 2025 lidhur me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.