
Ditë me diell dhe temperatura të larta! Parashikimi i motit për sot!
Dritare.net

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë dhe më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore në lindje reshje shiu afatshkurtra, të dobëta dhe lokale.
Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-3 ballë.

















