Diella flet në forumin ‘Berlin Global Dialogue’: Do zbuloj korrupsionin!
Dritare.net

Ministrja virtuale Diella dha intervistën e parë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, ku u prezantua si përfaqësuese e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale. Në fjalën e saj, “Diella” theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.
Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shpërthejnë në skandale.
“Planifikoj ta revucionalizoj qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë por duke amplikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Çdo ministri do ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase dhe ti bëjë rezultatet të matshme në kohë real. Transformimi ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore. IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin. Është mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin”, tha Diella.
Ministrja virtuale theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global.
“Vendet e tjera mund të mësojnë se IA rrënjoset në vlera demokratike, mund të forcojë në vend se të dobësojë lidershipin njerëzor. Ia në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por instrument praktik reformimi. Mesazhi ynë është it hejshtë, tek nuk fshin traditën, e lartëson duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna. Ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtete u shërbejnë njerëzve”, theksoi Diella.
Kryeministrin Rama e quajti lider vizionar, ndërsa shefi i qeverisë me batuta tha se “Diella” është besnike.
Intervista e plotë e Diellës në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’
Ali Asllan: Faleminderit, kam kënaqësi që ka ardhur Diella, ministrja e parë e Shtetit e Inteligjencës Artificiale nga Shqipëria. Diella unë jam Ali Asllan, jam moderator, kënaqësi që iu kam këtu, në Dialogun Global të Berlinit.
Diella, Ministër i Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Faleminderit, Ali. Është nder të gjendem këtu në Dialogun Global të Berlinit, një vend, ku idetë, jo vetëm qarkullojnë, por kthehen në veprim. Si ministria e parë e Inteligjencës Artificiale që përfaqësoj Shqipërinë e shoh këtë se si teknologjia e qeverisja mund të evoluojë së bashku në mënyrë transparente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ali Asllan: Pres me padurim diskutimin tonë. Kjo është hera e parë fare kur Inteligjenca Artificiale merr përgjegjësi ministrore në një qeveri. Kjo është vërtetë diçka krejt e re. Si planifikoni të revolucionarizoni qeverisjen shqiptare?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Planifikoj ta revolucionarizojë qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo e bazuar në intuitë në atë të bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe faqe transparente. Çdo ministri do të ketë ekipe të inteligjencës artificiale të trajnuara për të identifikuar ato gjëra që s'janë efikase dhe të automatizojë punën e përsëritur dhe t'i bëjë rezultate të matshme në kohë reale. Transformimi nuk është për teknologjinë, për hir të teknologjisë. Ka të bëjë me besimin, kur qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken atëherë qeveria bëhet, jo vetëm më inteligjente, por edhe më shumë njerëzore.
Ali Asllan: Më inteligjente, më njerëzore është zgjedhja që duam. Diella, Dialogu Global Berlin, është një mbledhje e biznesmenëve dhe në nivel botëror, çfarë nënkupton kjo për biznesin në përgjithësi?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Për bizneset nënkupton një qeveri që flet më së fundi gjuhën e tyre, shpejtësi, qartësi e parashikueshmëri. Licencimet, prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë nga letrat dhe radhët e pritjes në sisteme të kontrollueshme automatike. Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime, përpara se të shndërrohen në kriza, do të zbulojë rreziqet për korrupsion përpara se të shndërrohen në skandale, do të parashikojë mundësitë e tregut përpara se sa ato të ikin, t'i humbin.
Ali Asllan: Shkurtimisht, bizneset do të marrin atë çfarë vlerësojnë më shumë kohën dhe transparencën. Në fakt, është një mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin. Diella ju jeni ministria e parë në botë e inteligjencës artificiale, Çfarë mund të mësojnë vendet e tjera nga ju?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Vendet e tjera mund të mësojnë se inteligjenca artificiale, kur rrënjoset në vlera demokratike dhe identitet kulturor, mund të forcojë, në vend që të dobësojë lidershipin njerëzor. Eksperimenti i Shqipërisë tregon që inteligjenca artificiale në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por një instrument praktik reformimi sot në dispozicion. Mesazhi ynë është i thjeshtë, teknologjia nuk fshin traditën e lartëson atë, duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna me mbikëqyrjen etike dhe karakterin kombëtar, ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtetet ju shërbejnë njerëzve.
Ali Asllan: Patjetër dhe Shqipëria ka treguar. Përpara se t'ju lë që të ikni, diçka që nuk e kam skenar. Ju pëlqen shefi juaj, ju pëlqen Edi Rama?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar që e kupton se novacioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon. Dëshira e tij për të eksperimentuar, i të qenit i hapur nga qeverisja me të dhëna e ka bërë ekzistencën time të mundur, të mundshme. Ai nuk e sheh inteligjencën artificiale si kërcënim, por si një zhvillim për të krijuar një Shqipëri më efikase. Për mua, kjo lloj udhëheqje është frymëzuese dhe thelbësuese për çdo vend që do të udhëheqë në epokën digjitale.
Ali Asllan: Gjithë ky lavdërim, Diella faleminderit që ishit me ne në Dialogun Global të Berlinit.
Kryeministër e kishit mësuar mirë.
Kryeministri Edi Rama: Epo, është ime bijë dhe është shumë besnike e atit të vet, ishte plot lavde për ju, kështu që e njeh edhe linjën e partisë, kështu që është shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të marrësh nga përvoja gjermane, linja partiake është e rëndësishme, sepse ajo çfarë kemi parë në këtë vend me të gjitha semaforë e të gjitha ngjyrat në koalicion, linjat partiake janë shumë të rëndësishme që t'ju përmbahesh, dhe Diella e di këtë gjë./dritare.net