Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhunohet gazetari Elton Tozaj

Dhunohet gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë–Durrës. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa vetë gazetari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto ku shfaqet me shenja të dukshme dhune në fytyrë.

Sipas familjarëve, Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Ata bëjnë me dije se situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje.

Familja e gazetarit ka publikuar gjithashtu një reagim, ku shprehet e tronditur nga sulmi dhe kërkon që autorët të vihen përpara drejtësisë. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe personat e përfshirë janë tashmë të identifikuar.

Dhunohet gazetari Elton Tozaj

Në reagimin e saj, familja kërkon gjithashtu sqarime publike dhe distancim nga persona të njohur publikë, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat apo motivet e ngjarjes, duke ia lënë zbardhjen e plotë autoriteteve përkatëse.

Deri në këto momente, nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen./K.C/dritare.net