Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Colturi në top-7 pas lëshimit të parë, shpresa për medalje historike

Colturi në top-7 pas lëshimit të parë, shpresa për

Skiatorja Lara Colturi e nisi me sukses garën e Slalomit në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, duke dhënë sinjale të forta për një rezultat historik për Shqipërinë. Italo-shqiptarja, e cila startoi e para në pistë, e mbylli lëshimin e parë me kohën 48.39 sekonda, duke u renditur momentalisht në vendin e shtatë, vetëm 1.26 sekonda pas kryesueses Mikaela Shiffrin.

Rezultati e mban Colturin plotësisht në garë për medalje, një arritje që do të ishte historike pasi do të sillte medaljen e parë olimpike dimërore për Shqipërinë. Në këtë disiplinë po konkurrojnë 95 skiatore, mes tyre disa nga emrat më të fortë të skive botërore.

Colturi në top-7 pas lëshimit të parë, shpresa për

Në pistë pritet të zbresin edhe tre përfaqësuese të tjera shqiptare: Semire Dauti (numri 78 në start), Lisa Brunga (84) dhe Kiana Kryeziu (85). Të tria do të synojnë kualifikimin për lëshimin e dytë që zhvillohet pas mesditës.

Colturi rikthehet në disiplinën e saj të preferuar pasi në debutimin olimpik në Slalom Gjigant u rendit në vendin e 16-të, duke treguar potencial të lartë në skenën më të madhe sportive dimërore. Ajo konsiderohet si një nga shpresat kryesore për medalje në këtë edicion.

Kjo Olimpiadë shënon edhe një rekord për Shqipërinë, që për herë të parë përfaqësohet me katër sportistë në një event dimëror: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, ndërsa Xhepa tashmë e ka përfunduar garimin e tij.

Të gjitha sytë mbeten te zbritja e dytë, ku rezultati final do të përcaktojë nëse Shqipëria do të shkruajë historinë e saj të parë olimpike dimërore./L.F-dritare.met