Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha kërcënon me sulme selitë e PS nëpër qytete: Do iu asgjësojmë!

Berisha kërcënon me sulme selitë e PS nëpër qytete: Do

Berisha përsëri dhe njëherë kërcënimet për Partinë Socialiste me pretendimin se policia kishte kryer sulme me gaz lotsjellës dhe bomba tymuese në selinë blu. Kreu i PD ju drejtua të gjitha degëve të partisë në rrethe për të bërë rikonjicionin e selive të PS. Berisha thotë se sulmit agresor të pretenduar prej tij të bërë mbrmëjen e djeshme, PD do t’i përgjigjet me sulme asgjësuese.

“Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës. Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese.

Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit. Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”, tha Berisha.