Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Ja për çfarë më pyetën në SPAK!

Berisha: Ja për çfarë më pyetën në SPAK!

Ish-kryeministri Sali Berisha, për herë të parë përballet me SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit. Pasi iu shmang dy herë fletëthirrjeve, Berisha prej 2 orësh u mor në pyetje nga prokurori Alfred Shehu si person që ka dijeni për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 2011, kur Edi Rama asokohe drejtues i opozitës protestonte para zyrës së tij kryeministrore.

Pasi doli nga SPAK Berisha ngatërroi 2 herë datën kur ndodhi krimi shtetëror, duke thënë më 11 janar, dhe jo 21 janar. Berisha sulmoi edhe SPAK dhe Altin Dumanin.

“Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe rideklaruar se më 11 janar, PS kishte axhendën dhune, ku janë ata mbështetësit e saj, nuk janë këtu. Kishte axhendë dhune. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për tu pyetur për një ngjarje dramatike që i kushtoi jetën 4 proteuseve, plagosjen 120 policëve. Dëshminë time do gjeni ato që kam thënë. Nëse këta që ishin aty zhvilluan procedurë me ligjin de rregullat, kjo s’mund të thuhet për Dumanin, që po pinte kafe me Kreshnik Farrukun. I shkoi dhe në Manzë. Ai hesht por unë s’do hesht. Thirrja për të dëshmuar është procedurë normale, por jo publike. Të thërret pyet shkon, kurse Troplini pa marrë un njoftimin ia shpërndau mediave në një akt të shëmtuar duke dëshmuar se institucioni i tij është banal propagande PS”, tha Berisha.

Sali Berisha pretendon se nuk ka pas asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve më 21 janar

“Garda nuk funksionin me urdhër, por funksionon me ligj. Garda dhe çdo vendroje e armatosur funksionin me ligj, e qëllove, duhet të qëllojë në ajër, po insistove duhet të qëllojë të këmbët, vazhdove sërish, duhet të neutralizojë. S’ka pasur urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë”, tha Berisha./dritare.net